Ish ambasadori i Shqipërisë në Uashington, eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Fatos Tarifa thotë se Donald Trump ka treguar shenja frike ndaj Kamala Harris, e cila pritet të marrë zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Tarifa u shpreh se Trump është kandidat shumë i dobët, por i fortë për shkak të një lëvizje populiste që ka pas vetes.
Sipas Tarifës, Harris do të jetë presidentja e re në SHBA.
“Nuk është ende e nominuara zyrtare. Zyrtarizimi i saj si kandidaturë e vetme do të bëhet në gusht, kur të jetë konventa e demokratrëve. De facto ajo është pasi, mbeti në tiketën e demokratëve si zëdhënësja e Biden, tani me largimin e tij, ai konsideroi këtë si kandidate kryesore, edhe pse fusha është e hapur. Pas konventës së republikanëve, një entuziazëm i tërë, u krijua përshypja se Partia Republikane është e mobilizuar dhe e bashkuar. Demokratët duken si të çorientuar, pas debatit të Trump dhe Biden. U duk sikur demokratët nuk po e merrnin veten dhe u shtuan presionet që Biden të largohet nga gara. Biden e kuptoi që me të, fitorja ndaj Trump është e vështirë dhe vendosi të tërhiqet nga gara.
Kamala Harris mbetet, duket se një mbështetje e plotë po i jepet nga demokratët. Sidomos performanca e tij në debat. Këtë herë, ishte më i keqi. Më vjen kur e shoh që për 30-40 sekonda nuk ishte në gjendje të artikulonte një fjalë. Jo, nuk besoj, ky është shans i mirë për demokratët, por i vonuar në kohë. Është kohë e shkurtër për të bërë, Trump është i kandidat shumë i dobët, i fortë për shkak të një lëvizje populiste që ka pas vetes. Po të shikosh rekordet e tij, 4 vite si presdident, janë rast i dobët për t’u mbrojtur përballë një kandidate si Kamala Harris. Ajo që ishte jetike, është që demokratët ta mbështesin fuqimisht kandidaturën e zonjës Harris.
E para grua që mund të bëhet presidente. Grua me ngjyrë që thonë ata, e para grua. Karriera e saj është për t’u përgëzuar. Janë eksperiencë e mjaftueshme për të qenë një presidente e mirë. Duket, ajo nuk do të kishte pasur mentor më të mirë se Biden për ta zgjedhur zëvendëspresidente. Eksperienca e saj në Kaliforni nuk është eksperiencë dosido. Trump e ka frikë. Kjo është shenjë frike, postimet e tij, janë shenja frike. Përballë tij, një grua e tij, prokurore, përballë, Trumpi do e ketë të vështirë në debat. Amerika është gati për të pasur një presidente grua. Besoj se nga shtatori, tetori, ajo do të jetë ose të njëjtën shkallë, ose më lart se Trump. Pjesa më e madhe e amerikanëve, 44% janë të pavarur. Ata mund të shkojnë te cilado anë”, theksoi ai./abcnews.al