Donald Trump: Irani nuk do t’i rindërtojë kurrë objektet bërthamore

schedule16:36 - 24 Qershor, 2025

schedule 16:36 - 24 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pasi akuzoi Izraelin dhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Trump deklaroi se Irani nuk do t’i rindërtojë objektet bërthamore.

“Irani nuk do t’i rindërtojë kurrë objektet e veta bërthamore!”, shkruan Trump në Truth Social.

Më herët, Trump u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shoh ndryshim regjimi në Iran.

“Nuk e dua atë. Dua të shoh që gjithçka qetësohet sa më shpejt që është e mundur. Ndryshimi i regjimit çon në kaos, dhe ne nuk duam të shohim shumë kaos”.

Megjithatë, ai beson se Irani duhet të jetë në gjendje të rindërtohet dhe të bëjë punë të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!