Donald Trump: Gabimi më i madh që bëra kur isha president

schedule09:58 - 27 Tetor, 2024

schedule 09:58 - 27 Tetor, 2024

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka folur për gabimin më të madh që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Trump, gabimi më i madh i presidencës së tij 2017-2021 ishte se kishte zgjedhur disa njerëz të gabuar.

“Njerëz të këqij ose njerëz të pabesë”, tha ai në podacstin e Joe Rogan, duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA.

Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si “një idiot”.

Ai tregoi edhe çfarë i tha liderit të Koresë së Veriut.

Ish presidenti thotë se i kishte kërkuar Kim Jong Un të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij të konsiderueshme të armëve.