Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

schedule17:13 - 1 Shkurt, 2025

schedule 17:13 - 1 Shkurt, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të padrejta tregtare.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “absolutisht” do të vendoste tarifa mbi mallrat nga BE-ja, shkruan Politico.

Ai deklaroi se SHBA-ja trajtohet “tmerrësisht keq”, duke pretenduar se tregjet evropiane janë kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.

“Ata nuk i pranojnë veturat tona, nuk i pranojnë produktet tona bujqësore, në thelb, nuk pranojnë pothuajse asgjë”, tha 78-vjeçari.

Lideri amerikan theksoi deficitin e madh tregtar mes SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë masa “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!