Donacionet e G7 nuk ka gjasa ti japin fund pandemisë deri në 2022

schedule10:07 - 26 Qershor, 2021

schedule 10:07 - 26 Qershor, 2021

The Conversation

Gjatë samitit të G7, udhëheqësit e demokracive më të pasura në botë vendosën një objektiv për ti dhënë fund pandemisë deri në fund të vitit 2022.  Por lind pyetja nëse veprimet e tyre përputhen me fjalët.

Kombet e G7 kanë premtuar 1 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta, por besohet se do të duhen 11 miliardë  doza  për ti dhënë pandemisë. Ekziston një hendek i qartë midis retorikës dhe realitetit, me këtë angazhim që përfaqëson një dështim masiv të ambicies dhe udhëheqjes nga G7.

Shpërndarja e vaksinave të mbetura është një model i paqëndrueshëm, që varet nga tekat e vendeve individuale. Covax, nisma për shpërndarjen e vaksinave, tashmë ka treguar se si shpërndarja e bazuar në donacione mund të shpërbëhet.

Zgjidhja më e mirë do të ishte përforcimi i prodhimit të vaksinave nga vetë vendet me të ardhura më të ulëta, duke hequr dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale mbi vaksinat dhe shpërndarja e teknologjisë dhe njohurive të nevojshme nga vendet e pasura në ato më të varfra, raporton abcnews.al

Kjo do të ishte e vështirë, tha Klaus Meyer, profesor i biznesit ndërkombëtar – por jo e pamundur. Investime të konsiderueshme do të nevojiten për të zhvilluar kapacitetin e prodhimit në vendet në Afrikë, për shembull.

Por mbase burimi më i madh i nevojshëm do të ishte koha. Ndërtimi i kapacitetit të prodhimit mund të mos ndodhë aq shpejt sa ne presim për ti dhënë fund pandemisë. Ndërkohë, qeveria e Britanisë ka deklaruar se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për punonjësit e azileve.

Nga njëra anë, përpjekja për të bindur të gjithë ata që punojnë në sektor për të bërë një vaksinë nuk ka funksionuar: 10% e stafit të kujdesit ende nuk janë plotësisht të vaksinuar.

Por ka edhe rreziqe – megjithëse të rralla që vijnë me vaksinat COVID-19, dhe të paktën një e katërta e stafit të azilit kanë fituar tashmë një imunitet natyror. Gjithashtu nuk është e garantuar që marrja e një vaksine ju mbron nga Covid. Raporti i rrezikut dhe përfitimit mund të mos jetë në favor të marrjes së një vaksine për të gjithë stafin, veçanërisht ata që janë më të rinj.

Plus, njerëzit që hezitojnë për tu vaksinuar mund të vendosin vetë kur do të duan të marrin një vaksine. Të shohësh  shumë njerëz që po vaksinohen krijon atë që njihet si “provë sociale”, thotë Andrew Chadwick, profesor i komunikimit politik në Universitetin Loughborough.

Prova sociale është një mjet i fuqishëm që gjeneron besim,  kështu që ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz vaksinohen, normat e hezitimit do të ulen. Sipas një studimi të ri, deri në 10% e atyre që hezitojnë të vaksinohen në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë për arsye ideologjike, ose për shkak të ndonjë shqetësimi shëndetësor, ose thjesht sepse kanë një fobi nga gjilpërat.

Por zgjidhja më e mirë në këtë skenar, sipas  Daniel Freeman, profesor i psikologjisë klinike të Universitetit të Oksfordit, nuk  është vaksinimi i detyrueshëm por ti bindesh personat për të marrë vaksinën apo ilaçet e nevojshme./abcnews.al