Don Xhoni poston foton romantike nga Dubai, modelja ruse i shpreh dashurinë në shqip

schedule14:15 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 14:15 - 13 Dhjetor, 2021

Don Xhoni është mjaft i komentuar dhe për jetën private. Kohët e fundit ai ka qenë kryefjalë e mediave rozë për raportin e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Kjo e fundit ka bërë dhe një tatuazh me fytyrën e reperit. Nuk kanë munguar as dedikimet ndaj njëri-tjetrit duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur një lidhje.

Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt Dubait duke ndarë dhe një foto në rrjete sociale. Krahas imazhit ku shihen të përqafuar, modelja ruse i ka bërë një dedikim në shqip. “Faleminderit që je, dashuria ime. Të dua bulochka ime.”, shkruan ajo. Nuk dihet nëse bëhet bëhet fjalë  për një romancë apo nëse janë bërë bashkë për klipin e ri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!