Është një ndër reperët më të ri por ndër më të suksesshmit të skenës shqiptare. Don Xhoni bëri histori me freestyle-in në “Gjoni Black Entertainment”, duke qëndruar për disa javë trend në TikTok dhe duke arritur 312 milionë shikime. “Make a Pose” u kthye shumë shpejt në sfidën më të madhe në TikTok, duke u bërë kështu një hit ndërkombëtar.
Pak javë më parë, reperi solli dhe projektin më të fundit që mban titullin “Maffia”. Sikurse çdo këngë tjetër, dhe “Maffia” ka thyer rekord shikueshmërie pasi deri më tani ka arritur 8 milionë klikime ne Youtube. Don Xhoni nuk e ka fshehur lumturinë për suksesin e radhës, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Synimi i reperit është tregu ndërkombëtar dhe mesa duket rrugëtimi tashmë ka nisur. “Tregu evropian I’m Watching you.”, ka shkruar reperi krahas fotos. Ndërkohë kujtojmë që është përfolur se Don Xhoni ka bashkuar forcat për të sjellë një duet me Dhurata Dorën. Ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera, padyshim që do të kthehet në hitin e kësaj vere. /abcnews.al