Reperi i njohur, Don Xhoni është komentuar shpeshherë në media rozë për lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, dyshja konfirmuan lidhjen e tyre përmes një foto, ku shfaqeshin në Dubai.
Mirëpo, duket se çifti janë ndarë dhe “pikat mbi i” i ka vendosur modelja, e cila ka shkruar në Instagram: “Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, mesazh të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.
“ Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, ka shtuar ajo më tej.
Gjithashtu, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, modelja ka vendosur që të mbaj akoma fotografinë me reperin, teksa ky i fundit e ka fshirë atë./abcnews.al