Turqia regjistroi 66,467 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë e vendit. Shifrat rekord vijnë pasi kanë shpërthyer infeksionet me mutacionin e ri, Omicron.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave të dhëna, janë regjistruar 143 vdekje për shkak të komplikimeve të Covid-19. Infeksionet në Turqi janë dyfishuar brenda një jave, pasi varianti Omicron ka dominuar vendin.
“Pavarësisht rritjes së infeksioneve për shkak të variantit Omicron, nuk ka rritje shqetësuese të shtrimeve në spital”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twitter. g.v/abcnews.al