Pavarësisht dominimit total të “iberikëve” spanjollë në pjesën e dytë të lojës, sërish rezultati ka mbetur i pandryshuar nga ai i pjesës së parë, 0 me 0.
Rodri, Ansu Fati, Gavi e Fabian Ruiz kërcënuan portën kroate, por një super Dominik Livakovic në portën kroate prishi jo pak herë “festën” spanjolle, duke e drejtuar kështu përballjen drejt kohës shtesë e në rast përfundimit të këtyre minutave me rezultatin 0 me 0, ekipet do i drejtohen goditjes së 11-metërshave. /i.m /abcnews.la