Domgjoni nuk e harron Laçin, tani është koha e falënderimeve speciale

schedule20:25 - 31 Janar, 2020

schedule 20:25 - 31 Janar, 2020

David Domgjoni është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Menemenspor. Mbrojtësi u largua nga Laçi, ndërkohë që ai ka vetëm fjalë të mira për drejtuesit, stafin dhe shokët e tij, të cilëve ai u uron suksese në vazhdim. Sigurisht që për këtë hap të hedhur në karrierë ai falënderon dhe familjen e tij. Gjithashtu objektivi është që t’ua shpërblejë besimin drejtuesve të klubit të ri.

“Jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e klubit Menemenspor. Shpresoj që besimin e dhënë nga klubi ta shpërblej duke bërë maksimumin për të arritur objektivat e klubit. E gjitha kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmën, kurajon dhe mbështetjen e pafundme të familjes time, që më ka qëndruar gjithmonë afër.

Faleminderit shumë ekipit të KF Laçi, me në krye me presidentin Pashk Laska, trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar shumë gjëra, që do t’i kem gjithmonë në mendje për vazhdimësinë.

Dhe në fund një falënderim i madh për të gjithë shokët e ekipit, me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hidhërimet bashkë, duke qenë të bashkuar në çdo moment si një familje e vërtetë. Ju uroj që ky vit të ju eci sa më mbarë në të gjitha sferat e jetës”, shkruan Domgjoni në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!