Raymond Domenech u rikthye në stol në ditën e fundit të dhjetorit, pasi Nantes i bëri një ofertë. Ish-trajneri i çuditshëm i Francës, i cili drejtoi “Gjelat” në vitet 2004-2010, ishte pa ekip prej dhjetë vitesh.
Me Francën ia doli të arrijë në finalen e Botërorit 2006, takim që e humbi ndaj Italisë së Lippit. 68-vjeçari u bë i famshëm për faktin që e vendoste formacionin titullar në bazë të horoskopit.
? DOMENECH ET NANTES, C’EST FINI ! ?
Raymond #Domenech va être limogé par le #FCNantes. Depuis une semaine, le board s’active pour trouver son successeur. Une longue liste de coachs a été proposée parmi lesquels Kombouaré, Hantz, Habib Beye, ou encore Courbis.
— Maxime Buchot (@buchotm) February 10, 2021
Në krye të Nantes ai nuk ka arritur të marrë rezultate pozitive dhe kështu shkarkimi i tij është vendosur. Domenech, në shtatë ndeshje ka marrë katër barazime dhe është mposhtur 3 herë. /abcnews.al