Dollari në pikiatë/ Monedha amerikane kap vlerën më të ulët në 17 vjet

schedule15:19 - 5 Korrik, 2025

schedule 15:19 - 5 Korrik, 2025

Dollari amerikan ka pësuar një dobësim rekord përballë lekut.Në kursin e këmbimit në vend një dollar po këmbehet tashmë me 83 lekë.Ky rezulton se është niveli më i ulët i regjistruar në 17 vite ku një dollar arriti të këmbehej nën 80 lekë.

Dollari amerikan ka humbur pikë edhe në tregjet ndërkombëtare kundrejt euros dhe valutave të tjera të huaja.

Shkak i zhvlerësimit të  monedhës gjatë muajve të fundit sipas analistëve renditen disa faktorë  POR ndër më të rëndësishmet janë politikat e ndjekura nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me tarifat tregtare kundrejt vendeve të tjera.Po ashtu në zhvlerësimin e dollarit kanë ndikuar  së fundmi edhe sulmet drejtuar kreut të rezerevës Federale për të ulur normat e interesit. Një arsye përcaktohet edhe përfshirja e SHBA-ve në konflikitin Izrael Iran.

Ndërkohë që monedha europiane rezulton më e qëndrueshme në tregun shqiptar  duke u këmbyer në kufijtë e 98 lekëve .

Pavarësisht se gjatë pikut të sezonit veror në vend ka shtim të konsiderueshëm të valutës europiane e ndikuar nga turizmi ekspertët nuk parashikojnë ndonjë luhatje të fortë të nivelit të euros.

Ndërkohë që vendimi I fundit I Bankës së Shqipërisë për të ulur normën mund të japë ndikim në një dobësim të lehtë të monedhës shqiptare ndaj valutave të huaja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!