Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dollari në pikiatë/ Bie në nivelin më të ulët katërvjeçar. Zhvlerësohet më tej nga politikat e Trump

schedule14:40 - 28 Janar, 2026

schedule 14:40 - 28 Janar, 2026

Dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në 4 vjet. Kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump e ka anashkaluar dobësimin e monedhës duke shkaktuar shqetësim në tregje.

Investitorët po bëhen gjithnjë e më të pasigurt lidhur me ekspozimin e tyre ndaj aseteve amerikane, teksa monedhat e tjera dhe ari janë rritur ndjeshëm përgjatë dy javëve të fundit.

Indeksi i dollarit, që mat performancën e monedhës amerikane kundrejt monedhave të tjera arriti në 96.1, duke humbur gati 2.8%  rënia më e madhe javore që nga prilli, kur Trump shpalli planin gjithëpërfshirës tarifor.



Analistë të tregut thonë se ka një krizë besimi në dollarin amerikan dhe teksa Trump vijon me politikën e çrregullt tregtare, dobësimi i dollarit mund të vazhdojë edhe më tej. Vitin e kaluar dollari amerikan u nënçmuar me mbi 9% ndikuar nga shqetësimi I investitorëve mbi qasjen e Trump, frikës për pavarësinë e Rezervës Federale dhe rritjes së madhe të shpenzimeve publike.

Euro kaloi 1.2 dollarë për herë të parë që nga viti 2021, teksa paundi britanik nga ana tjetër preku nivelin më të lartë në 4 vjet e gjysmë. Dobësimi I dollarit mund të kthehet në një burim shqetësimi për Europën.

Zyrtarë të Bankës Qendrore Europiane thanë se forcimi i euros nga ana tjetër mund të ndikojë në politikën monetare. Banka europiane duhet të marrë në konsideratë një tjetër ulje të normës së interesit nëse forcimi i euros fillon të ndikojë perspektivën e inflacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!