Doli pozitiv me COVID, Partizani tregon testin e dytë të Malës

schedule22:38 - 21 Korrik, 2020

schedule 22:38 - 21 Korrik, 2020

Esat Mala ka kryer testin e dytë për Koronavirus dhe pasi doli pozitiv herën e parë, tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ. Këtë lajm të mirë, e konfirmoi vetë faqja zyrtare e “Demave” në Facebook.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!