Këngëtarit të muzikës country, Tyler Rich i ka ndodhur një ngjarje shokuese. Teksa po vraponte në vigjiljen e Vitit të Ri, ai ka gjetur një burrë të vdekur në një park shtetëror të Massachusetts.
Rich, kishte vrapuar dy milje nga katër që kishte planifikuar, kur ai zbuloi trupin e pajetë në një zonë të mbuluar me pemë, larg nga vendet ku njerëzit zakonisht bëjnë vrapin e ditës. Këngëtari vrapoi në rrugën kryesore dhe telefonoi policinë.
Këtë e ndau me ndjekësit e tij në Instagram, ku u shpreh se nga një investigim ka zbuluar se shkaku i vdekjes mund të jetë vetëvrasja.
View this post on Instagram
“Kjo nuk ishte se si doja të përmbyllja vitin 2020… Zemra më thyhet për të djalë të ri. Ky do të jetë një imazh dhe moment në jetën time që nuk do ta harroj kurrë.
Së pari, teksa vraponte ai anashkaloi burrin, i cili ishte i shtrirë më fytyrë në dhe. Por u kthye ta kontrollonte nëse ishte mirë. E kuptova se nuk po merrte frymë kur dola para tij. Gjithë cka pas ishte një fytyrë e gjakosur pajetë”, ka shkruar Tyler. l.k/abcnews.al