Kryebashkiaku i Seoul-it në Korenë e Jugut është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi u raportua si i zhdukur nga familjarë të tij. Park Won-soon u raportua si i humbur nga vajza e tij të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari nga policia që po merret me çështjen.
Thuajse 600 oficerë policie dhe zjarrfikës bashkë me tre qen shpëtimi u angazhuan në operacionin e kërkimit. Trupi i Park-ut u zbulua në malet e qytetit shtatë orë pasi nisi operacioni, konfirmoi policia në Seoul me anë të një mesazhi për gazetarët.
64-vjeçari ka qenë kryetar i Bashkisë së Seulit që nga viti 2011, dhe u pa si një opsion i mundshëm për Liberalët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.
Ai u zgjodh kryebashkiak në vitin 2014 dhe sërish në vitin 2018.
Vajza e Won-soon i ka thënë policisë se i ati i kishte lënë një mesazh “si një lloj testamenti” dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Ajo nuk e tregoi përmbajtjen e mesazhit ndërsa shtoi vendosi të telefononte policinë sepse i ati nuk po i përgjigjej në telefon. /abcnews.al/