Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini u arrestua disa ditë më parë në ishullin grek, Mykonos. Më pas biznesmeni rumun, Drago Savulescu u la i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.
Mirëpo, media fqinje kanë zbuluar se ku po qëndron aktualisht Savulescu. Sipas Protothema biznesmeni ndodhet i “burgosur” në një parajsë tokësore, konkretisht në një vilë prej 12 milionë eurosh, me dalje në det dhe me nëntë dhoma gjumi, në zonën e Agios Lazaros, Mykonos.
I dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal përvetësimi prej 114 milionë eurosh, ai u lirua disa ditë më parë me kushte kufizuese për të mos u larguar nga Mykonos derisa drejtësia të vendosë për ekstradimin e tij në Rumani.
Mes zbulimeve të pastrimit të parave, bën përshtypje fakti që ai jeton në një vilë me kosto qiraje 87,500 euro në javë, përcjell abcnews.al.
Megjithatë, biznesmeni rumun, sipas informacioneve të protothema.gr, dyshohet se ka bërë një marrëveshje të veçantë me pronarin e vilës, duke marrë me qira 8,000 euro në ditë, pra 56,000 euro në javë.
Dragos Savulescu u lirua në përputhje me një urdhër të Prokurorit të Apelit Egje, siç parashikohet nga ligji i urdhër -arrestit evropian. Atij i është kërkuar që të rinovojë kontratën e qirasë në vilën ku po qëndron. g.v/abcnews.al