Kristian Preçi pak muaj më parë doli nga paraburgimi ku mbahej padrejtësisht, por nuk e gëzoi dot lirinë.
Preçi është njëri ndër viktimat në Thumanë prej tërmetit që tronditi vendin gjatë orëvë të para të ditës së sotme.
I riu u zu poshtë nga rrënojat duke humbur jetën menjëherë.
Deri më tani konfirmohen 12 persona të vdekur nga tërmeti, pjesa më e madhe e të cilëve është zënë poshtë nga rrënojat e banesave. Ndërkohë, raportohet për më shumë se 325 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës dhe Durrësit.
Pak minuta më parë nga rrënojat u nxorrën trupat e një gruaje dhe një vajze, të cilat fatkeqësisht nuk mbijetuan. /abcnews.al