Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, zhduket 32-vjeçari në Durrës

schedule09:17 - 29 Nëntor, 2020

schedule 09:17 - 29 Nëntor, 2020

Është zhdukur një 32-vjeçar nga qyteti i Durrësit. Një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Mësohet se ai nuk ka dalë më në breg, ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari mund të jetë mbytur.

Burime nga familja bëjnë të ditur se ai është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.

Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes. s.b/abcnews.al/