Një 36-vjeçar nga Vlora doli me leje nga burgu, por nuk u kthye më në qeli që të vuante dënimin. Prandaj që nga viti i kaluar, Ervis Gjini kërkohej nga policia, e cila arriti ta kapte këtë të martë.
Ai u ndalua në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Gjini vuante dënimin në burgun e Fierit për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotrike”. Ai kërkohej edhe për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, vepër penale për të cilën ishtë dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Përveç këtyre akuzave, për të riun tashmë do të rëndojë edhe ajo e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al