Skerdilaid Curri nuk ka asnjë problem shëndetësor. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, i cili ka luajtur me Besën dhe Partizanin në vendin tonë, një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në Gjermani me Erzgebirge Aue, klub në të cilin është zbuluar një person me COVID-19 dhe ekipi është izoluar në hotel.
#Veilchen ab sofort in häuslicher Quarantäne – Grund für die Entscheidung ist ein positiver Corona-Test bei einer Person aus dem Funktionsteam, welcher sich nach der zweiten Test-Reihe ergeben hat. ? https://t.co/U0V9OTAlXT pic.twitter.com/BA91kQpYBG
— FC Erzgebirge Aue (@FCErzgebirgeAue) May 5, 2020
Sot u raportua se është pikërisht kavajasi i infektuari me koronavirus, por kjo nuk është e vërtetë. Vetë Curri ka mohuar diçka të tillë: “Sapo më lajmëroi nëna ime! Ishte e trembur”, tregon ai për “Telesport”.
“Jam si molla dhe ky lajm është totalisht gënjeshtër. Nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë problem me shëndetin, pa grip dhe viruse. Dhe nuk kam bërë asnjë testim. Nejse, në Shqipëri bëjnë si të duan, nuk është risi! Trembin njerëzit”, shprehet Curri. /abcnews.al