DOKUMENTI/ Vuçiç u sanksionua nga BE gjatë luftës në Kosovë

schedule19:14 - 29 Janar, 2023

schedule 19:14 - 29 Janar, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian gjatë luftës në Kosovë. Media boshnjake Istraga kanë publikuar sot një dokument ku bëhet me dije se në periudhën e luftës, Vuçiç si ministër në qeverinë serbe, ishte një nga personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim shoqëruar dhe me dokumentin.

 

 

/abcnews.al