DOKUMENTI/ Shkresa urgjente e ISHP: Nuk po përballojmë dot fluksin e testimeve

schedule23:16 - 14 Qershor, 2020

schedule 23:16 - 14 Qershor, 2020

Një dokument i publikuar nga Gazeta “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë.

“Institucioni i Shëndetit Publik duke qenë institucioni përgjegjës dhe i vetëm për survejancën kombëtare dhe hetimin e sëmundjeve infektive, ka mbajtur barrën e të gjitha dimensioneve të adresimit të Covid-19 dhe ka shërbyer si institucioni i vetëm që ka kryer diagnozën e covid-19. Si e tillë ISHP e ka të pamundur realizimin  e testimit të gjerë, jashtë fushave të mësipërme.

Nisur nga kërkesa të shumta që kanë ardhur në adresë të ISHP-së për kryerjen e testit për Covid-19 për efekt dokumentacioni por apo/edhe udhëtimi jashtë vendit, sugjerojmë si më poshtë:

Testimi për efekt dokumentacioni të kryhet në laboratorë jashtë ISHP-së, të cilët janë të certifikuar nga Institucioni i Shëndetit Publik.

Edhe një herë ju bëjmë me dije se çështja ka marrë përmasa emergjente”, shkruhet në dokumentin e ISHP, të firmosur nga Albana Fico.

Shumë shqiptarë presin të hapen kufijtë për të lëvizur lirisht nëpër Evropë. Por në kuadër të pandemisë atyre u nevojiten testimet biologjike si dokument shoqërues për udhëtimin jashtë shtetit, ku shtete të  ndryshme të botës po e cilësojnë si një pasaportë të re udhëtimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!