Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit përmes së cilës kanë kërkuar të shtohen fakte në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
ABC News ka mësuar se nesër në orën 09: 00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ndërsa pritet që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve me shtesat dhe argumentimet e tjera që janë shtuar për shkarkimin e Metës.
Maxhoranca dhe institucioni i Presidencës janë përplasur sërish mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dyja palët, kanë kundërshtuar ashpër njëra tjetrën mbi qëndrimet që kanë mbajtur mbi këtë proces./abcnews.al
Shkresa Zyrtare e kerkeses se Grupit Parlamentar te PS