DOKUMENTI/ Safet Bajri kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

schedule14:01 - 27 Korrik, 2020

schedule 14:01 - 27 Korrik, 2020

Safet Bajri, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal në Shkodër, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Kallëzimi ndaj Ismailit ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit.

Safet Bajri është i dënuar për llogari të Belgjikës dhe aktualisht vuan dënimin në Burgun e Fierit.

Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

                         

KALLËZIM PËR NDJEKJE PENALE

KALLËZUES:                                    

Safet Rustemi, i biri Januz dhe Zoje, dtl 09.09.1984, lindur dhe baues në Dobrac, Shkodër, aktualisht i dënuar, IEVP Fier.

 

KUNDËR:

Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve.

AKUZA: « Shpërdorim detyre », parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 283 i Kodit të Procedures Penale.

  

P Ë R P A R A

PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR  TIRANË

 

Të nderuar zotërinj prokurorë!

Parashtrimi i rrethanave të faktit. 

Unë Safet Rustemi, i biri Januz dhe Zoje, dtl 09.09.1984, lindur dhe baues në Dobrac, Shkodër, aktualisht i dënuar, IEVP Fier,

Në bazë të Nenit 66/2 të Ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i cili sanksionon se: “Transferimet duhet të favorizojnë mundësi që të dënuarit ta kryejnë dënimin pranë vendbanimeve të familjeve të tyre” kam kërkuar me kërkesën e dt.12.06.2020 për kompetencë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve transferimin në IEVP REÇ, për shkak se familja ime jeton në Shkodër.

Gjithashtu, kërkesën time e kam mbështetur në faktin se cështja ime është tepër e përfolur mediatikisht, transferimin në IEVP të tjëra, të ndryshme nga ajo e REC, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme, për shkak edhe të personave të dënuar aty,ku më rezikohej edhe jeta ime sidiomos në zonat e veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje të majta,.

Nga ana e Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, nuk është marë në kosideratë kjo kërkesë duke shpërdoruar detyrën e tij më ka trasferuar në IEVP Fier, në këto kushte Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve ka konsumuar veprën penale të « Shpërdorim detyre », parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për rrethanat e paraqitura më sipër mbasi aktualisht në sajë të veprimeve të tij të kundraligjëshme jeta ime është në rrezik duke vuajtur dënimin në IEVP Fier.

Objekti, për sa i përket objektit janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe intersat e ligjshme të shtetit, shtetasve nga veprimet e kundralishme dhe shoqërisht të rrezikshme, të mbrojtura posacërisht nga legjislacioni penal.

Ana objektive, është realizuar nëpërmjet veprimit dhe mosveprimit që konsistojnë në trasferimin në IEVP Fier në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu elementi pasojë ka ardhur, pasi jeta ime ndodhet në rrezik si dhe për shkak se familja ime jeton në Shkodër .

Subjekti, është i posacëm, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve , ushtron funksione publike, ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjec dhe është i përgjegjshëm mendërisht.

Ana subjektive, vepra është kryer me dashje  direkte ose indirekte si formë e fajit. 

KËRKOJ:

Për sa më sipër kërkoj nga Prokuroria e Posaçme kundër korupsionit dhe krimit të organizuar Tiranë, marrjen në përgjegjësi penale të shtetasit, Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve për veprën penale të « Shpërdorim detyre » parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Kallëzuesi

Safet Rustemi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!