Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Holta Zaçaj e ka pasur të qartë që mandati i saj është zëvendësues dhe që i përfundon në mars të vitit 2025.
Ky eshte dokumenti qe Zacaj e ka nenshkruar me vullnet te plote ne momentin qe ka aplikuar me 25 shkurt te vitit 2022 dhe ia ka drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zacaj shprehet qarte ne kerkesen e saj se po aplikon per pjesen e mbetur te mandatit 9 vjecar te gjyqtares vitore tusha, iq cili sic ajo shkruan ne kerkese perfundon ne mars te vitit 2025. Por tani, pas gati tre vjetesh, kryetarja e kushtetueses mban tjeter qendrim duke mohuar dhe ato qe ka shkruar vete. Ajo nuk pranon se mandati i saj perfundon pas 3 muajsh dhe nuk shpall vakancen per vendin e saj ne gjykaten kushtetuese.
Por Gjykata e Larte, si institucion emertese po i ben levizjet vet, ne funksion te dates 10 mars, qe parashikon se i mbaron mandati gjyqtares Zacaj.
Gjykata e Larte njoftoi se nisi procedurat per pasuesen e Zacajt, edhe pse kete vakance sipas ligjit, duhet ta njoftonte vete Gjykata Kushtetuese, duke thënë se mosveprimi I kësaj gjykate, nuk duhet ta pengojë në ushtrimin e detyrave të saj.
“Gjykata e Larte: Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese “, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9-vjeçar.”
Daten 10 mars Gjykata e Larte, e referon si perfundimin e mandatit te paraardheses.