Dokumenti/ PS-Berisha, paqe ditën e Gërdecit, arrihet marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore

schedule15:19 - 15 Mars, 2024

schedule 15:19 - 15 Mars, 2024

Partia Socialiste dhe “Rithemelimi” kanë arritur marrëveshjen për të ngritur dy komisione. Përkatësisht Komisionin Hetimore për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.

“ABC News” ka zbardhur marrëveshjen e arritur. Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së.

 

Lidhur me komisionin për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check up në Shëndetësi, objekti i hetimor do jetë:

(i) Shqyrtim i çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi. si dhe zbatimin e tyre:

(ii) Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

Komisioni për Sistemin TIMS

Ndërkohë, komisioni për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka për objekt të veprimtarisë së tij:

(i) Shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS: dhe

(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

Zyrtarisht mësohet se mbledhja e konferencës së kryetarëve pritet të mbahet pasditen e sotme në 16:00.

Palët kërkojnë mbylljen e kësaj çështje dhe gjithashtu të enjten e ardhshme të mbahet seanca në Kuvend, në mënyrë që të realizohet kalimi në kapitullin tjetër, që t’i hapin rrugën zgjedhjeve dhe të fokusohen te fushata elektorale.

Më herët, kjo situatë ka shkaktuar një ngërc, pasi për këto dy komisione, PD, pra konkretisht Gazment Bardhi ka bërë dy kërkesa, por objekti i tyre do të përcaktohet nga Partia Socialiste. Si pasojë, ko nuk është pritur mirë nga demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!