Dokumentet zbardhin dhënien e Shën Naumit serbëve; tradhëti apo kompromis ?

schedule09:43 - 10 Shkurt, 2020

schedule 09:43 - 10 Shkurt, 2020

Pas rrëzimit të sistemit komunist, shqiptarët që kanë pasur mundësi të kapërcejnë Pogradecin e të vizitojnë manastirin e Shën Naumit bashkë me rrethinat e tij, janë magjepsur.

Më tej, për shumëkënd, mendimi i parë në radhë, niste të nxirrte vrer në adresë të Mbretit Zog, të cilin kundërshtarët, por edhe historigrafia komuniste, e akuzonin se, këtë mbrekulli të natyrës, dikur, ua shiti serbëve.

Por si është e vërteta e mbetjes së manastirit të Shën Naumit?

Si rrodhën ngjarjet deri në marrëveshjen shqiptaro-jugosllave që bëri të mundur lëshimin e kësaj pjese të territorit shqiptar?

Bazuar në dokumente që publikohen për herë të parë, emisioni ABC STORY zbardh shumë të vërteta të kësaj çështjeje që vazhdon të trazojë shqiptarët: kjo pjesë toke që i takonte Shqipërisë u shit, u fal apo u këmbye me territore të tjera dhe më tej, ishte zgjidhje e vetme, e detyruar apo vetëm shpagim i rikthimit të Zogut në pushtet në fund të vitit 1924?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!