Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dokumente false, përdornin edhe agjensi udhëtimi/ Si realizonin kalimin e paligjshëm të kufirit dy grupet kriminale

schedule12:47 - 5 Qershor, 2025

schedule 12:47 - 5 Qershor, 2025

SPAK ka kërkuar gjykim për 37 persona të pandehur, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.

Përmes një njoftimi, SPAK ka treguar veprat penale për të cilat akuzohen këta persona, si ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit, apo edhe prodhimi i dokumenteve false.

Por si funksiononte skema?



Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:

  • Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera);
  • Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
  • Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
  • Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.

Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojա procese të ndryshme dhe e njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.

Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient, në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si; pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

Të pandehurit janë:

  1. Bashkim Sulaj,
  2. Njazi Ademaj,
  3. Fitim Rama,
  4. Xhelal Krasniqi,
  5. Rrezart Domi,
  6. Ylli Brahimaj,
  7. Osman Luca,
  8. Artur Mici,
  9. Emiljan Marashi,
  10. Adrian Mema,
  11. Jugert Gashi,
  12. Maksim Domi,
  13. Arsen Caka,
  14. Gridi Elezi,
  15. Behar Rexha,
  16. Deila Qama,
  17. Arnold Shahu,
  18. Fatmir Stankova,
  19. Arben Rushiti,
  20. Ylli Çaushaj,
  21. Eriola Spaho,
  22. Murat Gjuniku,
  23. Bajram Xhaja,
  24. Bardhyl Imeri,
  25. Roland Islamaj,
  26. Amarildo Luca,
  27. Robert Gjika,
  28. Artid Shtylla,
  29. Leonard Lama,
  30. Xhelil Alla,
  31. Besnik Lumaj,
  32. Dritan Cena,
  33. Altin Neli,
  34. Redi Salaj,
  35. Behar Nuhiallari,
  36. Azem Canaj,
  37. Perlat Canaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!