Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dokumente false dhe para të padeklaruara, 6 të proceduar

schedule17:17 - 8 Tetor, 2025

schedule 17:17 - 8 Tetor, 2025

Pas kontrolleve të imtësishme janë identifikuar gjashtë raste të paligjshmeve. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin nga RMV-ja, 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin nga RMV-ja, 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!