Britney Spears është e pakënaqur me vendimin e Netflix për të publikuar një dokumentar për jetën e saj dhe kujdestarinë ligjore. Sipas Page Six, ylli i muzikës pop është lodhur nga të gjitha këto projekte që lidhen me të, pa pasur parasysh miratimin dhe pikëpamjen e saj.
“Një dokumentar tjetër që nuk ka pëlqimin e saj, bekimin ose pjesëmarrjen e saj. Të gjithë flasin për të para saj.”, tha një burim pranë këngëtares. Netflix publikoi ditën e djeshme trailerin e parë zyrtar të dokumentarit “Britney vs. Spears” dhe tashmë mijëra fansa mezi presin publikimin e tij.
“It’s been 13 years and it’s enough.”
Britney vs Spears premieres Sept 28 pic.twitter.com/y2CCV4Jnh7
— Netflix (@netflix) September 22, 2021
Regjisorja Erin Lee Carr, e cila drejtoi “Britney vs Spears”, tha në një intervistë për Los Angeles Times të botuar të mërkurën se ajo u përpoq të merrte mendimin e Spears në lidhje me projektin. “Unë u përpoqa vazhdimisht të kontaktoja me Britney Spears, por më në fund pranova që kjo nuk do të ndodhte kurrë.” tha ajo.
Spears kohët e fundit u fejua me të dashurin, Sam Asghari pas pesë vitesh lidhje. Së shpejti pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me kujdestarinë e saj. Ditën e djeshme, ajo kërkoi zyrtarisht t’i japë fund marrëveshjes 13 vjeçare këtë vjeshtë, dhe të largojë babain e saj nga roli i kujdestarit. /abcnews.al