SPAK ka dorëzuar në Gjykatën Speciale kërkesën për të sekuestruar pronat e Doçajve pasi këta të fundit, nuk iu përgjigjen OFL-së për justifikimin e pasurisë. Abc News ka siguruar kërkesën që SPAK ka dorëzuar në GJKKO për sekuestrimin e shtëpive, makinave, tokave të familjes Doçi nga Shkodra.
Kësisoj, kërkohet sekeustrimi i një banese 3 kateshe në Shkodër, banesë dy kateshe po në Shkoder, Mercedes-Benz vit-prodhimi 2012, BMW e blinduar, toke are, toke truall në Shkoder. Gjithsej 8 prona që dyshohet se kanë ardhur nga burime financiare të paligjshme, kriminale.
Gentian Doci është person i shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës. Nga përgjimet rezulton nje bisedë e Docit me Astrit Prengën, të cilin e kërcënon me jetën e të vëllait, nëse nuk kthehej sasia e kokainës. /abcnews.al
Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga një burg në Ekuador, Doçi i shpëton RENEA-s në Shkodër