DOKUMENT / Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata vendos masën e sigurisë për 72-vjeçarin

schedule12:50 - 24 Prill, 2020

schedule 12:50 - 24 Prill, 2020

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Bajram Tushën, i akuzuar se abuzoi seksualisht me një të mitur.

Tusha u arrestua pasi akuzohet se në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare.

Pasi u arrestua, 72-vjeçari ka pranuar kryerjen e veprës penale.

ABC News siguroi dëshminë e vajzës 17 vjeçare e cila rrëfeu se historia e abuzimit ka ndodhur të paktën 8 vite më parë kur familja e vajzës, shkon të jetojë me qira në shtëpinë e të moshuarit Bajram, ku e mitura ishte vetëm 9 vjeç.

Lexo dëshminë e plotë: Ngjarja u zbulua në prag të fejesës: Historia tronditëse e të miturës së abuzuar nga i moshuari në Sarandë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!