Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doktrina turke ‘Mavi Vatan’/ Shala: Turqia synon të zhvillojë interesat në daljet detare

schedule21:28 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 21:28 - 15 Dhjetor, 2025

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, tha për War Report se disa shtete ballkanike po shtojnë problematikat e sigurisë në rajon për shkak të garës së armatimit. Shala theksoi se kjo situatë ka krijuar një spirale pasigurie, ku armatosja e një shteti nxit frikë dhe reagim te shtetet e tjera.

Ai u ndal edhe te tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë zgjeruar nga Egjeu deri në Mesdheun Lindor dhe Qipro, për shkak të pretendimeve mbi naftën dhe gazin. Sipas Shalës, në këtë klimë tensioni është e domosdoshme hapja e një shtegu për diplomaci.

“Janë dy shtete ballkanike që ia shtojnë Ballkanit problematikat në fushën e sigurisë. Vitet e fundit ka pasur një garë armatimi mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila ka ardhur si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare. Ka një spirale drejt pasigurisë, pasi disa shtete, kur shohin një shtet që armatoset, përballen me dilemën e sigurisë.

Greqia ka pasur në themel të politikës së saj idenë e “Greqisë së Madhe” dhe synimi i saj nuk ka qenë vetëm në territoret shqiptare, por deri në Anadoll. Përplasjet mes tyre janë zgjeruar edhe në Mesdheun Lindor dhe në Qipro. Pas viteve 2010, në kërkimet në Mesdheun Lindor janë zbuluar rezerva nafte dhe gazi që ende nuk janë shfrytëzuara dhe për to ka pretendime.

Turqia është përpjekur të jetë aktive dhe ka doktrinën “Mavi Vatan”, ose “Atdheu Blu”, që synon të zhvillojë interesat turke në Detin Egje, Detin e Zi dhe në Mesdheun Lindor. Turqit pretendojnë se kanë të drejtat e tyre natyrore. Duhet t’i hapet një shteg diplomacisë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!