Doktori “shkon” në Londër/ Andi Hoxhaj: Duhet të sqarohet se çfarë marrëdhënie do të ketë me Britaninë e Madhe

schedule21:01 - 18 Nëntor, 2024

schedule 21:01 - 18 Nëntor, 2024

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Andi Hoxhaj, ekspert i Marrëdhënie Ndërkombëtare, komentoi takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha të zhvilluar online me emigrantët në Londër.

Gjatë intervistës ai theksoi se është takimet e politikës shqiptare me Diasporën janë një faktor i rëndësishëm, megjithatë nënvizoi se është mirë që të parashtrohen disa ide, projekte, si edhe të fokusohen edhe tek parregullsitë dhe problemet që kanë shqiptarët me dokumentet.

“Mendoj që është pozitive që politika shqiptare bën këto takime me diasporë. Është shumë mirë që bëhet në këto kohë. Por do të dëshiroja të shihja nga palët politike se çfarë do të bëjnë për Diasporën. Unë kërkoj që në Britaninë e Madhe është mirë që të parashtrohen disa ide dhe të sqarohet se çfarë marrëdhënie do të ketë me Britaninë e Madhe”, tha Hoxhaj.

Non grata e Berishës?

Andi Hoxhaj: Ne përtej emocioneve që do votojmë, duhet të shohim më me gjakftohtësi në marrëdhëniet që do të kenë. Pasi mbi 90 % e shqiptarëve në Britaninë e Madhe kanë parregullsi me dokumentet. Dhe kjo duhet të diskutohet. Dhe nuk po shohim që ky debat të zhvillohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!