Doktori luan “ngriva, shkriva”/ Si po tenton t’i shmanget gjyqit. Por në 20 nëntor…

schedule15:36 - 11 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 11 Nëntor, 2023

Dosja ndaj ish-kyeministrit Sali Berisha ndaj të cilit janë caktuar dy masa sigurie ka ngelur në sektretarinë e gjykatës së posaçme.

Për të zgjidhur ngërçin e krijuar, gjykata pritet që të hënën të njoftojë nëprmjet ftuesve Berishën dhe mbrojtësit e tij për të gjitha vendim marrjet e marra ndaj ish-kryeministriur nga data 21 nëntor deri në 8 nëntor që ishte edhe rrefuzimi për t’i shuar dy masat e sigurisë atë të detyrimit për t’u paraqitur dhe sekuestro të pasaportës.

Në vendimin e datës 8 nëntor, gjyqtarja Irena Gjoku rrefuzoi kërkesën e avokatëve të Berishës për shuarje të masave të sigurisë që pretendonin se nuk ishte zbardhur vendimi në kohë.

Por sipas gjykatës Berisha ka rrefuzuar të marrë dijeni, madje edhe avokatët e tij mbrojtës kanë bërë ankimim të pjesshëm të vendimit, vetëm për masën që është dhënë në mungesë dhe jo për seancat e tjera të mbajtura në gjykatë.

Tashmë gjykatës do i duhet të ezaurojë edhe afatin 5 ditor dhe më pas do i duhet të dërgojë dosjen në apel, por do i duhet të bëjë sërish përpjekjet e fundit për të njoftuar Berishën mbi vendimimet e deri tanishme.

Nga ana tjetër përlasjet proceduriale mes Sali Berishës dhe gjykatës e prokurorisë pritet të përfundojnë më 20 nëntor, ditë në të cilën ish-kryeministri duhet të paraqitet në spak në zbatim të vendimit të gjykatës.

Në rast të një rrefuzimi të dytë, do i duhet prokurorisë së posaçme të marrë një vendim për të ashpërsuar masën e sigurisë, pa marrë një miratim nga gjykata./abcnews.al