Doktori i jep shpresa Zaniolos: Do jetë gati për EURO 2020

schedule12:39 - 15 Janar, 2020

schedule 12:39 - 15 Janar, 2020

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, kaloi me sukses ditën e hënë operacionin në gju. Italiani u dëmtua në minutën e 36-të në ndeshjen e kësaj fundjave, ku Roma u mposht 1-2 nga Juventusi në ‘Olimpico’.

Zaniolo pas këtij operacioni pritet të mungojë për një periudhë të gjatë, diku te 5-6 muaj. Doktori që operoi 20-vjeçarin, Pier Paolo Mariani, flet me nota pozitive mbi kohën e rikuperimit të mesfushorit. “Nuk kishte asnjë komplikacion gjatë operimit.

Tashmë ai duhet të fillojë procesin e rikuperimit dhe Roma duhet ta mbështesë Nicolon. Klubi ka kaluar në të shkuarën dëmtime të ngjashme, kështu që është në dijeni të situatës”, deklaron mjeku për ‘Il Corriere dello Sport’.

“Zaniolo në Euro 2020? Besoj se ai mund të rikthehet përpara startit të kampionatit europian, por nuk do të jetë në 100% e tij. I duhet shumë punë dhe besim, pastaj mbetet për t’u parë forma e tij”, mbyll mjeku italian. Mariani ka operuar lojtarë si Insigne dhe Rudiger, të cilët kishin të njëjtin dëmtim si Zaniolo dhe që të dy janë rikuperuar brenda 4 muajsh. /abcnews.al

Pier Paolo Mariani, doktori që operoi Nicola Zaniolo

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!