Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doktori e dredh sërish/ Avokati kërkon shtyrje: Do jetë jashtë shtetit

schedule15:10 - 17 Nëntor, 2025

schedule 15:10 - 17 Nëntor, 2025

Numri 21 nuk është numër fati për doktorin. SPAK ka konfirmuar se thirrja e tij për 21 janarin, është të premten, sërish në datën 21.  Ndaj dhe Berisha e dredh për herë të tretë. Pasi më në fund mori fletëthirrjen në dorë, ka çuar haber ta shtyjë edhe pak dëshminë për ate qe vete po sot, e quajti vrasje shteterore.

Avokati i tij, i ka kërkuar SPAK të mos paraqitet më 21 nëntor, me justifikimin se doktori do të udhëtojë jashtë shtetit.

Tani qe Fletëthirrja i ka ngecur në dorë, me të ne dore, nga dera e SPAK do të shkojë të protestojë te vendi i krimit, ku 14 vite më parë u vranë 4 qytetare kur ishte kryeministër.

Edhe kjo rastësi?

“Shumë vulgare lidhja që bën, më vjen keq ta them. Unë e kam thënë para kesaj, protesta, protesta, protesta. E vërtetë është që janë te vonuara, por e kemi thënë, prisnim raportin e osbe. Unë nuk kam refuzuar asnjë thirrje. Po pse smë thirrën këto 12 vite për 21 janarin? Kanë frikë, spak dhe rama nga dëshmia ime.”

 Ndoshta edhe Rama edhe SPAK kanë frikë nga Berisha, por Berisha përse ka frikë nga drejtësia? Dhe a do zgjasin protesta për rrëzimin e qeverisë, apo në varësi të procesit të 21 janarit?

Doktori po ndjen shiun qe vjen dhe pjesëmarrjen qe po iken. Ndaj le te kuptohet se nuk është e thënë që Rama të rrëzohët që këtë të hënë.

 “Jo, s’ka plan, 2 orë janë mjaftueshëm. Është vetëm fillimi. Nuk bëhet kjo gjë për një ditë. Po përgatitemi për në vijim.”

Përgatitjet ne i dimë. Protesta që nisin e mbarojne, herë në varesi të shiut, herë në varësi të parave të organizatorëve. Si gjithmonë i bashkon interesi për doktorin.

“Bëri një situatë qesharake. Edhe ne kur na ka thirrur spak, jemi paraqitur për të dëshmuar. Këta kur ndonjë nga kolegët tanë u del fletëthirrje, këta tundin fletëthirrjen, kurse për të tyret bëjnë protesta”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!