Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doktoresha e klinikës e nxorri zbuluar, reagon Arbenita

schedule10:32 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 20 Qershor, 2020

Ditën e djeshme, mediat raportuan se modelja nga Kosova Arbenita Ismajli ka bërë ndërhyrje estetike. Një klinikë në Rusi publikoi pamje të ndërhyrjeve që Arbenita kishte bërë në fytyrë dhe të transformimit të saj.

Siç shihet nga pamjet, modelja shqiptare ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës ‘sytë dhelpër’, ka kryer ndërhyrje me fillers në hundë si dhe ka bërë drejtim të nofullës.

 

Lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i modeles, e cila ka postuar një video në Insta Story, ku vë në pah fytyrën e saj, ndërsa i konsideron shpifje lajmet që kanë qarkulluar, por pa dhënë asnjë sqarim mbi videon e publikuar nga klinika ruse. “E mësuar me shpifjet tuaja”, shkruan Arbenita. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!