Doktor Vale Rossi “dorëzohet”: Jeta ime do ndryshojë, nuk garoj më me motorë!

schedule17:58 - 5 Gusht, 2021

schedule 17:58 - 5 Gusht, 2021

Valentino Rossi do të mbyllë një karrierë të lavdishme në MotoGP në fund të sezonit aktual.

Italiani, i njohur ndryshe me nofkën “Doktori”,është fitues i 9 titujve kampionë bote, madje si i vetmi që e ka bërë diçka të tillë në katër klase të ndryshme:

125 cc (1 herë), 250 cc (1 herë), 500 cc (1 herë) dhe MotoGP (6 herë). Kampioni i lindur në vitin 1979 ka menduar të thotë mjaft tani.

“Ishte e mrekullueshme. Kishte vërtet momente të paharrueshme, por nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë.

Unë nuk do të garoj me motor, domethënë, nuk do të bëj atë që kam bërë në 30 vitet e fundit. Ishte shumë e bukur sa zgjati”, është shprehur mes të tjerash në konferencën për shtyp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!