Doktor Hakan Satiroglu flet për problemet gjinekologjike te femrat pas Covid

schedule09:25 - 29 Qershor, 2021

schedule 09:25 - 29 Qershor, 2021

Gjinekologu Hakan Satiroglu nga Spitali Hygeia ka folur sot për problemet gjinekologjike te femrat pas Covid. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka deklaruar se në tre vitet e fundit në Shqipëri janë rritur çështjet e infertilitetit.

Sipas mjekut, çdo lloj vaksine ul efektin të çdo virusi në trupin e njëriut dhe çdokush duhet të vaksionohet sidomos moshat e reja.

Mund të shikojmë që çështjet e infertilitetit janë rritur në 3 vitet e fundit. Nëse e krahasojmë edhe tek të dhënat e mëpërparshme në Shqipëri gjithashtu është rritur. Efekti i virusit ka vazhduar, i kemi të dhënat e vërteta për 2-3 vite. Njerëzit e kuptojnë vetë, stafi mjekësor gjithashtu e kupton.

Problem nuk është vetëm te femrat. Nëse dikush ka kontakte me një femër që ka mestruacione atëherë mundësitë për të marrë virusin është më e lartë. Fakti tjetër është se është spekuluar se edhe sperma përmban virus.

Si për shembull është bërë një studim në Angli dhe tek mijëra persona është rritur infertiliteti, jo vetëm tek femrat por gjithashtu edhe sperma përmban viruse.

Gjatë pandemisë janë dy opsione, njëri prej tyre është vaksina. Çdo lloj vaksine ul efektin siç çdo virus në trupin e njeriut. Çdokush sidomos në moshat e reja duhet të vaksionohet. Vaksinat e mira gjithashtu janë rekomanduar nga kërkimet shkencore si vaksinat e inaktivizuara, si Moderna që është më efektive për të parandaluar problemet e infertilitetit. Edhe e dyta që është më e rëndësishmja është që të ruhet fertiliteti.

Çfarë kuptojmë me ruajtjen e fertilitetit? Nëse nuk planifikojmë një shtatzëni të shpejtë mund të kërkosh nga stafi mjekësor që të ruhen vezët, por edhe spermën dhe mund t’i përdorësh 5 apo 10 vite më vonë”, tha Hakan Satiroglu./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!