Dojna Mema tregon si e bëri për vete Vlashenti: Ishin muajt e parë të lidhjes

schedule19:32 - 7 Korrik, 2022

schedule 19:32 - 7 Korrik, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një prej çifteve më të pëlqyera nga publiku. Ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe do të bekohen me një djalë.

Gjatë kësaj kohe, Dojna është bërë shumë nostalgjike dhe ka ndarë në “Instastory” disa video nga muajt e parë të lidhjes së tyre.

Çifti kanë shkuar me pushime në Turqi dhe taksisti nuk dinte anglisht. Kështu këngëtari ka nisur të bëjë humor dhe ka bërë për vete moderatoren.

“Ja kështu më ka bërë për vete”, ka shkruar Dojna në një nga videot.

 

Kujtojmë që çifti janë njohur gjatë një interviste, ku Mema e kishte pushim, por shkoi në punë vetëm për Vlashentin dhe nga ai moment nuk u ndanë më./abcnews.al