Moderatorja e njohur, Dojna Mema është duke kaluar periudhën më të bukur të jetës. Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Njëherazi, Dojna është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here foto dhe video të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka pasur një kërkesë të pazakontë për fansat e saj. Moderatorja ka kërkuar nga ata që t’i buzëqeshin më shumë njerëzve sesa telefonave.
“Buzëqeshni njerëzve më shumë se sa celularit”, ka shkruar ajo përmbi një foto, në të cilën shfaqet duke buzëqeshur./abcnews.al