Dojna Mema dhe Vlashent Sata bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e djalit

schedule17:56 - 21 Gusht, 2022

schedule 17:56 - 21 Gusht, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme por lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetëm pak minuta më parë. “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata! 20/08/2022 ?”, ka shkruar moderatorja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Moderatorja ka ndarë një video ku shihet teksa mban vogëlushin në krahë. Këtë moment të ëmbël e ka shoqëruar me këngën e Vlashentit që mban titullin “Copëzat”. Moderatorja shumë e dashur për publikun ka zgjedhur Spitalin Amerikan për të ndjekur shtatzëninë e saj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!