“Doje të merrje edhe Teatrin e Kukullave”: Hajdari i kujton Ramës shkeljet

schedule10:47 - 28 Maj, 2020

schedule 10:47 - 28 Maj, 2020

Në Kuvend vijon interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj i solli kryeministrit në vëmendje VKM për teatrin, duke filluar nga viti 2000.

Sipas Hajdarit, Ramës gjithnjë i ka interesuar trualli i Teatrit Kombëtar për të bërë kulla. Hajdari i ka kujtuar Ramës se në vitin 2000 ka dashur të marrë edhe Teatrin e Kukullave, por nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, siç thotë ajo Teatri Kombëtar është institucion shtetëror publik që duhet të mbrohet me ligj dhe nuk mund ti kalojë bashkisë së Tiranës me VKM.

“Këtij vendi patjetër që i duhet një teatri i ri, por ju i përçatë artistë. Çështja këtu është a duhet ti ruajmë ne këto vlera kulture. Sepse këtu ndahet bota civile me atë barbare. Ju e bëtë në 4 të mëngjesit në mënyrë barbare.

LEXO EDHE: “Nuk futemi në atë godinë se është sëmundje”, Rama citon artistët: Këta duan Teatër të ri

Unë nuk dua të bëj prokuroren, por uroj që një ditë ti të jesh i ulur te banka e të akuzuarit. Ka disa vendime të qeverisë të asaj kohe që ju i mbani mend fare mirë.

Në vitin 2000 keni qenë kryetar bashkie jeni munduar për ta marrë atë truall. Nga ai vit nuk u bë asgjë në atë teatër. Mos është bërë kjo në mënyrë të qëllimshme nga ju, ndërkohë që ka qenë në këtë vendim dhe ka qenë i mbrojtur me lighj.

Sapo keni ardhur në qeveri VKM për shpalljen e qendrës historike. Qeveria juaj e ka përgjysmuar këtë qendër. Pse e keni bërë këtë, pse e keni dashur atë truall. Përveç faktit se ju doni të ndërtoni kulla me shokët tuaj. S’ju ndalon dot njeri. Por kur erdhi puna te teatri prektë shumë njerëz se e bëtë në mënyrë barbare. Nuk është vetëm kaq, problemi juaj vazhdon.

VKK e 2020 i keni kaluar bashkisë së Tiranës truallin, kjo ndërtesë është vetëm ajo e teatrit eksperimental dhe jo ajo e teatrit. Si ka mundësi zoti kryeministër si e keni shkatërruar atë teatër. Ju nuk ia keni transferuar fare godinën e teatrit bashkisë e megjithatë e prishët.

Në vitin 2000 ju keni dashur të merrni teatrin e kukullave në pronësi të bashkisë. Në fakt Teatri Kombëtar është institucion shtetëror publik që duhet të mbrohet me ligj dhe nuk mund ti kalojë bashkisë së Tiranës me VKM. Dhe këtu jeni në shkelje”, tha Hajdari.

Deputetja theksoi se teatri duhej të ndërtohej diku tjetër dhe jo aty ku ishte.

“Teatri duhej të ndërtohej diku tjetër dhe jo aty. Ju siç e dini ja keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij qyteti duke ja marrë frymën duke e betonizuar”, tha ajo. /abcnews.al