“Doja vetëm Milanin, Cellino u tregua burrë. Numri 8? Gattuso idhulli im”

schedule15:40 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:40 - 14 Shtator, 2020

Sandro Tonali pati durim, priti ofertën e Milanit dhe realizoi ëndrrën e madhe të fëmijërisë për të luajtur me ekipin e zemrës. Mesfushori i talentuar italian firmosi një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë. Ish-lojtari i Brescias është prezantuar ditën e sotme në Milanello, aty ku foli rreth kalimit te klubi i famshëm italian.

Pasioni im për Milanin ka lindur që tek ekipi im i parë, Sant’Angelo. Aty ishim të gjithë milanistë, duke përfshirë edhe babanë tim. Që i vogël kam bërë tifozllëk për kuqezinjtë. Kam biseduar me trajnerin Pioli, më ka shpjeguar se si duhet t’i përballoj disa lloj ndeshjesh.

E doja me çdo kusht ardhjen në këtë klub. Cellino (presidenti i Brescias) e kuptoi dëshirën time të madhe dhe e mbajti fjalën. I kërkova të bënte një sforco për mua dhe u tregua fantastik. Milani u bë menjëherë prioriteti im sapo mora vesh për interesimin e tyre.

Takimi i parë me Paolo Maldinin ka qenë i mrekullueshëm. Skuadra jonë është e nivelit të lartë. Shokët, Ibrahimovic në radhë të parë, të transmetojnë dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe për të fituar.

Numri 8? Gattuso ishte idhulli im kur isha i vogël, ky është shkaku pse e zgjodha këtë numër. Gennaro është një person i shkëlqyer. Interi? Agjenti im u mor me gjithçka, unë ndodhesha me pushime, nuk doja të merresha me zërat e merkatos“, deklaron Tonali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!