“Doja të takoja djalin, aty ndodhi gjithçka”, Dhurata Saliaj: Kudreti na donte të vdekur, i thashë që nuk ia lë fëmijët

schedule10:51 - 5 Qershor, 2021

schedule 10:51 - 5 Qershor, 2021

Policia arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme edhe Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit, i cili ekzekutoi dje në mesditë ish-dhëndrin e tij pranë gjykatës në pritje të seancës së divorcit me vajzën.

Ish-bashkëshortja e Kudreht Saliajt akuzohet se bashkëpunoi me babanë për të vrarë ish-bashkëshortin. Oficerët e Policisë Gjyqësore dyshojnë se ishte pikërisht Dhurata që i dha të atit ku ndodhej Kudret Saliaj. Pas kësaj ai shkoi dhe e ekzekutoi ish-dhëndrin me  5 plumba duke plagosur edhe avokatin Adriatik Cama.

Pas arrestimit, Dhurata Saliaj (Picari) shprehet se ka patur një raport shumë problematik me bashkëshortin dhe se ai nuk e linte që të takonte fëmijët.

Lexo edhe: “O Deti, o Deti..”, momenti tragjik pasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin: Kudret Saliaj nuk pati asnjë shans para 5 plumbave

Dhurata shprehet se sa herë ajo kërkonte të takonte fëmijët ai shkonte dhe i kërcenonte familjen.

Sa herë tentoja të kontaktoja me fëmijët, ai më kërcenonte familjen. Shpesh vinte te puna e babait dhe na kërcënonte me vdekje. Rasti më i fundit ka qenë para disa ditësh, kur erdhi sërish te shtëpia dhe na tha se do të na vriste. Kur vinte ai dilte mami që të përballej se unë kisha frikë. Vetë mami ka marrë urdhër mbrojtje prej atij para një muaji. Kemi qenë nën presion të vazhdueshëm prej atij. Dje ishim me babin të gjykata dhe ia bëra të qartë Kudretit se nuk ia lë fëmijët. Doja të takoja djalin që të flisja me të dhe aty ndodhi ngjarja”, shprehet ajo.

Lexo edhe: DINAMIKA/ Mexhit Picari vrau dhëndrin në sytë e vajzës, ishin ulur në të njëjtin lokal

Mexhit Picari ekzekutoi me 5 plumba dje ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj pak minuta para seancës gjyqësore për përcaktimin e kujdestarisë së fëmijëve. 40-vjeçari nuk pati asnjë mundësi shpëtimi dhe ndërroi jetë në vend.

Picari lëshoi 8 plumba drejt tavolinës ku ishte ulur Kudret Saliaj, ku 5 prej tyre e qëlluan atë në pjesët e sipërme të trupit, kurse një plumb plagosi avokatin Adriatik Cama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!