“Doja të bëhesha baba në moshë të re”, aktori turk flet për jetën private

schedule18:04 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 18:04 - 29 Dhjetor, 2021

Aktori i famshëm turk, Kerem Bürsin ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba. Aktori, i cili është në një lidhje me Hande Erçel, gjatë një interviste për revistën Alem, tha se ka ëndërruar gjithmonë që të bëhej baba sa më shpejt.

“E kam ëndërr por më duket sikur po plakem sepse gjithmonë kam dashur të jem një baba i ri. E dua dhe është një përgjegjësi e madhe.”, tha aktori. Kur u pyet se si është në një lidhje, Bürsin tha: “Unë mendoj se jam një person i shkëlqyer. Po bëj shaka, jam një person realist.

Kerem Bürsin: Doja të bëhesha një baba i ri - 2

Askush nuk duhet të kufizohet në një lidhje dhe nuk duhet të përpiqet për të ndryshuar personin tjetër. Nëse ke nisur një lidhje me dikë është e rëndësishme të jesh tërësisht natyral, përndryshe mendoj se nuk do të ishte një mënyrë e shëndetshme.”

Kerem Bürsin: Doja të bëhesha një baba i ri - 3

Kerem Bürsin: Doja të bëhesha një baba i ri - 5

Kerem Bürsin: Doja të bëhesha një baba i ri - 6

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!