“Doja shumë, por trupi nuk më lejoi”, Ivan Balliu reagon pas zërave për refuzimin e Shqipërisë

schedule17:59 - 31 Gusht, 2021

schedule 17:59 - 31 Gusht, 2021

Ivan Balliu u ftua nga Edy Reja në këtë grumbullim të kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por vetë lojtari refuzoi të vinte për shkak të një problemi fizik, siç e tregoi edhe trajneri Reja në konfernecën për mediet.

Gjithsesi, ai ishte titullar në ndeshjen e LaLiga ndaj Granadas para dy ditësh dhe shtoi dyshimet për një problem fizik “të shpikur” për të shmangur grumbullimin. Për të shuar zërat ka menduar vetë 29-vjeçari përmes një postimi në Twitter.

“Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë! Siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk do të jem pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por sepse trupit tim i duhet kohë të rigjenerohet, për të parandaluar diçka më të keqe.

Jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe të përfaqësoj tokën e rrënjëve të mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri. Me respekt, Ivan Balliu”, shkruan anësori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!